Përmes një operacioni të inteligjencës turke, është kapur terroristi i PKK/YPG-së i cili vrau 18 civilë dhe plagosi të paktën 30 të tjerë nëpërmjet një sulmi me bombë në Al-Bab të Sirisë
Përmes një operacioni të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), Turqia ka kapur pjesëtarin e organizatës terroriste PKK/YPG i cili dje vrau 18 civilë dhe plagosi 30 të tjerë në qytetin verior sirian Al-Bab nëpërmjet një sulmi terrorist me bombë, njoftoi Ministria turke e Mborjtjes.
“Autori i sulmit u kap pas një operacioni të suksesshëm të MIT-it”, tha ministria në një deklaratë.
Ministria turke po ashtu tha se banorët lokalë kanë protestuar kundër organizatës terroriste PKK/YPG pas sulmit të 16 nëntorit.
Ndryshe, sulmi terrorist u realizua përmes një automjeti të ngarkuar me eksplozivë në Al-Bab, qytet të cilin Turqia kishte realizuar operacionin “Mburoja e Eufratit”.
Organizata terroriste PKK/YPG, e cila është larguar nga rajoni i Afrinit pas operacionit antiterrorist turk “Dega e Ullirit”, vazhdon të mbajë nën okupim rajonin Tel Rifat në veriperëndim të qytetit Al-Bab dhe shpesh sulmon vendbanimet e kontrolluara nga opozita siriane./AA
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...