Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Afërdita Dreshaj, ka kohë që nuk ka qenë aktive në muzikë, ndërsa akoma nuk ka treguar se kur do të rikthehet në skenë.
Megjithatë, biondja vazhdon të jetë shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, për të cilët publikon imazhe dhe video të ndryshme, duke mos munguar edhe ato nga përditshmëria, shkruan portali arbresh.info
Modelja pak minuta më parë ndau një imazh të shoqëruar nga kënga ‘Perfect’ e Ed Sheeran , ku tregoi se si është pritur nga burri i saj, hokeisti çek i kishte blerë një tufë trëndafilash bukuroshes shqiptare për rikthimin në shtëpi.

Theksojmë se vitin e kaluar, Afërdita e kurorëzoi lidhjen disavjeçare me hokeistin çek, Jakub Kindl, ku organizoi një dasmë glamuroze në SHBA.
Ajo po ashtu ka potencuar se planifikon që në një të ardhme të afërt të bëhet edhe me fëmijë. /arbresh.info/
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër