Nga partia opozitare Aleanca për Shqiptarët theksojnë se përfaqësimin e shqiptarëve vazhdon të nëpërkëmbet edhe në institucionet ku udhëheqin shqiptarët. Agjencia për zbatimin e ligjit të gjuhëve është institucion i sapoformuar, i cili kontrollon zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve që më herët u miratua nga deputetët në Kuvend.
“Institucioni në fjalë ka për obligim të kontrollojë zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, dhe sidomos gjuhës shqipe, si gjuhë e dytë më e folur në nivel territorial. Për këtë arsye Aleanca për Shqiptarët konsideron se ky institucion shumicën e të punësuarve duhet ta ketë shqiptarë. Parashtrohet pyetja se si kuadri i BDI-së me anë të punësimeve të nacionaliteteve tjera do të kontrollojë zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, kur në vendet kyçe udhëheqëse punësohen maqedonas”, thuhet në reagimin e ASH-së.
Nga tje theksojnë se në konkursin me numër: 242/2019 për punësimin e 5 të punësuarve, gjithsej janë punësuar 3 të nacionalitet maqedonas, një i punësuar shqiptar dhe një i nacionalitetit rom.
1. Këshilltar shtetërore për lekturim – të nacionalitetit maqedonas.
2. Këshilltar shtetëror për bashkëpunim qeveritar dhe marrëdhënie me publikun – të nacionalitetit maqedonas.
3. Shefi i Njësisë për bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Veriore, Sektori për mbështetje të Drejtorit – të nacionalitet maqedonas.
4. Shefi i njësisë për lekturim, Sektori i përkthimit dhe lekturimit – shqiptar.
5. Bashkëpunëtor për monitorimin, promovimin dhe mbrojtjen e përdorimit të gjuhës, Sektori për Planifikim, Koordinim dhe Zhvillim – të nacionalitetit rom./Telegrafi/
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...