21 azilkërkues shqiptarë kanë 14 ditë që kanë kërkuar të kthehen në Shqipëri. Por kjo ka dështuar pasi që pasaportat e tyre të dorëzuara kanë mbetur në Dortmund
Paraqitja për kthim vullnetar e azilkërkuesve që nuk kanë gjasa për të fituar azilin duhej të ishte e mirëseardhur për autoritetet. Por duket se nuk është gjithmonë kështu, shkruan rp-online.de, përcjell albinfo.ch
Në Wessel të Gjermanisë (landi Nordrhein-Westfallen) për shembull, siç e pasqyron përfaqësuesja e ekzekutivit të qytetit, politikania nga SPD Ulla Hornemann, 21 azilkërkues shqiptarë kanë 14 ditë që kanë kërkuar të kthehen në Shqipëri. Por kjo ka dështuar pasi që pasaportat e tyre të dorëzuara kanë mbetur në Dortmund. Kështu, nuk dihet se kur mund t`i marrin pasaportat dhe të kthehen në Shqipëri personat në fjalë, transmeton albinfo.ch.
Hornemann është informuar të martën për këtë rast. Atë e ka njohur me këtë situatë të re një i ri që angazhohet për refugjatët. Ai ka thënë se madje është interesuar personalisht për pasaportat në Dortmund duke kërkuar që ato t`u dërgohen personave në fjalë. Por atij i kanë thënë se në qendrën e përmendur tashmë janë grumbulluar 300 mijë pasaporta. Ai ishte treguar i gatshëm të shkonte për t`i gjetur ato që i kërkonin 21 refugjatët e penduar shqiptarë…
albinfo.ch
Talenti i ri, Pitarch pritet të jetë pjesë e rëndësishme e R...
Djali i Jakup Krasniqit shijon kafen e mëngjesit me vëllanë ...
Presidenti i Shqipërisë po e kryen haxhin, Begaj shfaqet me ...
Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, arrestohet regj...
I nxehti godet Francën, raportohet për shtatë viktima
Rüdiger drejt rinovimit me Real Madrid, arrihet marrëveshja ...