Përmes një marshi protestues, Aktivistët e Nismës ta shpëtojmë “Kodrën e Diellit” kanë kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve në fshatin Leshnicë të Tetovës. Ata kërkuan nga autoritetet ndërprerjen e punimeve.
“Kërkojmë nga të gjithë institucionet që urgjentisht t’i marrin të gjitha masat për parandalimin e ndërtimeve të paligjshme të hidrocentraleve. Ata hidrocentrale nuk kanë ende të kompletuara të gjithë dokumentacionin e nevojshëm teknik të cilat edhe kanë filluar. Prerja e druve dhe hapja e traseve të reja është enorme, çdo gjë është në shkatërrim e sipër. Ne sot dërgojmë porosinë të gjithëve, dhe po shohim se ç’po ndodh atje lartë. Kjo sëmundje ka kapluar gjithë territorin e masivit të Malit Sharr në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri duhet një analizë e thellë dhe të ndërpriten të gjithë këto intervenime”-tha Hamdi Sulejmani, Nisma “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit”.
“Sot bashkërisht me gjithë këto të rinjë jemi mbledhur që të marshojmë drejt Leshnicës dhe t’i themi jo ndërtimit të Hidrocentraleve. Ndërtimi i Hidrocentraleve nuk është se sjell ndonjë të mirë ekonomike për banorët e atij fshati”
Nga Pyjet e Maqedonisë, këtë prerje masive të druve dhe hapjen e rrugëve të gjera nëpër malësi, e arsyetojnë me planin 2009-2018 për prerjen e një sasie më të madhe të druve./alsat/
‘Shpërthen’ Real Madridi, gjashtë gola ndaj Monacos – Debuti...
Vidhte portofole me para nga kamionët e parkuar në Lipjan, a...
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...
200 vjet nga “hello”! Si ka evoluar gjuha e përshëndetjeve d...
Kurti ngushëllon familjen Mazrekaj për vdekjen e nënës së dy...
KEK rikthen në operim Njësinë B2, forcohet stabiliteti i sis...