Kreu u Federatës serbe të futbollit, Tomislav Karadzic, thotë se në Tiranë është bërë një pritje klasike dhe një pritë ndaj tyre dhe ka kërcënuar me tërheqje nga loja në rast se diçka e ngjashme përsëritet.
Serbët janë ankuar se dikush e kishte gjuajtur me gurë autobusin e tyre gjatë rrugës kur po shkonin nga aeroporti drejt hotelit.
“Fatmirësisht, askush nuk është lënduar dhe gjithçka shkoi mirë. Në hotel erdhën përfaqësues përgjegjës për sigurinë, të cilët ishin të befasuar me këtë akt”.
“Na kanë premtuar se diçka e tillë nuk do të përsëritet, ndërsa nëse, mos dhashtë Zoti, përsëritet diçka e ngjashme rrugës për në Elbasan, ne nuk do ta zhvillojmë këtë ndeshje”, ishte kategorik Karadzic.
Nga ana tjetër, Policia e Tiranës ka njoftuar se nuk ka të dhëna për ndonjë incident dhe se është duke e hetuar rastin. /Telegrafi/
Talenti i ri, Pitarch pritet të jetë pjesë e rëndësishme e R...
Djali i Jakup Krasniqit shijon kafen e mëngjesit me vëllanë ...
Presidenti i Shqipërisë po e kryen haxhin, Begaj shfaqet me ...
Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, arrestohet regj...
I nxehti godet Francën, raportohet për shtatë viktima
Rüdiger drejt rinovimit me Real Madrid, arrihet marrëveshja ...