Blerja e fundit publike e shtypjes së librave shkollor është realizuar në vitin 2014.
Në rrjedh është duke u zhvilluar një procedurë e re, e cila duhet të përfundojë së shpejti. Pritet që Byroja për blerje publike të zbatojë procedurë ligjore për kontrollimin e tërë procedurës, të nënshkruajë kontrata dhe menjëherë të fillojë shtypjen e librave shkollorë, tha Ministri i Arsimit, Arbër Ademi.
“Pra, nuk ka pasur asnjë blerje publike në pesë vitet e fundit, sepse ose në disa raste të tjera ose në proceset gjyqësore disi është anuluar. Unë besoj që kësaj radhe procedura është plotësisht e rregullt dhe që pas pesë vjetësh do të kemi mundësi të kemi tekste shkollore të shtypura, të cilat fatkeqësisht mungojnë në librat tanë”, tha Ademi.
I pyetur se deri ku kanë arritur bisedimet me Sindikatën për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Ademi tha se ende pritet vendimi përfundimtar i Sindikatës, por shpreson që do të pranohet propozimi i qeverisë./Telegrafi/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116