Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) ka prezantuar studimin rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi, shkruan arbresh.info.
Në këtë konferencë për media u kërkua nga Serbia që të bëjë kompensimin e mjeteve të pensioneve të rreth 130 mijë punëtorëve shqiptar që janë përjashtuar nga puna në mënyrë të jashtëligjshme dhe iu është mohuar për të drejtat për sigurim social pensional dhe invalidor.
Aty u tha se Serbia i ka borxh pensionistëve shqiptarë rreth 2.8 miliardë euro derisa u tha se dëmi që iu bë Kosovës me përvetësimin e pensioneve kontributdhënëse të shqiptarëve nga Serbia, është 2.3 miliardë euro.
Mrika Kotorri nga RIDEA, tha se shuarja dhe përvetësimi i jashtëligjshëm i BVISPI dhe suspendimi i jashtëligjshëm i pagesës së pensioneve nga ana e Serbisë i ka penguar pensionistët kontributdhënës në shfrytëzimin e qetë të pasurisë së tyre.

“Fondi i Sigurimit Pensional të ish-KSAK është menaxhuar nga bashkësia vetëqeverisëse e interesit mbi sigurimin pensional dhe invalidor si një sistem i pavarur dhe i bazuar në parimin e solidaritetit mes gjeneratave. Fondi ka ofruar mjete për siguri materiale dhe shëndetësore të cilat janë siguruar në bazë të punës dhe kontributit të detyrueshëm. Fondi ka luajtur një rol të rëndësishëm socio-ekonomik në mirëqenien e përfituesve dhe ka shërbyer si një mjet i rëndësishëm financiar kundër skamjes në pleqëri. Prandaj shuarja dhe përvetësimi i jashtëligjshëm i BVISPI dhe suspendimi i jashtëligjshëm i pagesës së pensioneve nga ana e Serbisë i ka penguar pensionistët kontributdhënës në shfrytëzimin e qetë te pasurisë se tyre”.
“Se pari Serbia duhet ta pranoj dhe ta kuptoj të drejtën. Së dyti Serbia duhet ta pranoj përgjegjësin në dëmin pronor dhe t’iu kërkoj falje pensionistëve që më mënyrë të paligjshme iu ka ndërpre puna. Autoritete e Serbisë duhet të kompensojnë për të gjitha dëmet”, tha ajo./arbresh.info/


Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...
Gërvalla: Dialogu dhe bashkëpunimi, çelës për sigurinë rajon...
30 shtete lëshojnë paralajmërime për stuhi të ashpër dimëror...
Ivan Perisic afër rikthimit në Itali, Interit i duhet ‘ndihm...