Analisti politik, Rrahman Paçarizi, në emisionin “Analiza Zgjedhore” në Klan Kosova e ka vlerësuar qëndrimin e kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtit, në lidhje me çështjen e taksës dhe për gatishmërinë rreth bashkëpunimit.
“Kurti në intervistën e mbrëmshme në Klan i dha shenjat e para që qeveria e tij nuk do të jetë arrogante por bashkëpunuese. Mendoj që ai ka bërë disa hapa përpara LDK-së, sepse LDK-ja në lidhje me taksën ka pasur disa kërkesa të cilat mendoj se nuk kanë qenë as të ndershme, p.sh. që të hiqet taksa në këmbim të të pagjeturve, etj etj, ndërsa Kurti ka qenë i qartë që taksa do të hiqet dhe do të vihet reciprociteti”.
“Në këtë kuptim e shoh Kurtin të avancuar, qoftë për shkak të gatishmërisë për të bashkëpunuar dhe qoftë për ta hequr taksën”.
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...