Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka njoftuar se për herë të parë në histori, Kosova ka marrë Kryesinë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Këtë e ka bërë të ditur, Pacolli përmes një shkrimi në Facebook.
“Për herë të parë në histori, Kosova ka marrë Kryesinë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Ky është një hap i madh për Kosovën për të treguar lidership rajonal. Unë sot pata nderin të kryesoj këtë konferencë të rëndësishme.
Në takim morën pjesë një numër i madh ministrash të Punëve të Jashtme për të diskutuar bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Është një moment krenarie për Kosovën dhe mua për të udhëhequr për një vit organizatën më të madhe dhe më të rëndësishme politike në rajonin tonë që bashkon Shqipërinë, BiH, Kroacinë, Slloveninë, Malin e Zi, Serbinë, Rumaninë, Greqinë, Turqinë, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë dhe vendin tonë Kosovën”, ka shkruar Pacolli.
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve