Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Selami Shkodra, i shoqëruar nga drejtori i Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave, z. Fadil Kodra, kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, ku janë pritur nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, i Turqisë, z. Muhterm Ince.
Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, sidomos për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe u vlerësua së të dy shtetet do të vazhdojnë bashkëpunimin në realizimin e prioriteteve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar.
Gjatë kësaj vizite zëvendësministri Shkodra, takoi shefin e Policisë Turke, z. Mehmet Aktaş. Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e mirë mes dy policive të dy shteteve dhe u theksua se kjo traditë e mirë e bashkëpunimit të do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Në fund të vizitës zëvendësministri Shkodra vizitoi Akademinë e Policisë së Turqisë, ku u prit nga drejtori i Akademisë, z. Yılmaz Çolak. Gjatë takimit u bisedua për trajnimet ndërkombëtare dhe aktivitetet e bashkëpunimit dypalësh, midis Akademisë së Turqisë dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike./arbresh.info/



Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...