Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është detyruar të kontrolloj zemërimin e tij në tunel kur është kapur nga kamerat.
Challandes ishte tepër i zemëruar me peformancën e skuadrës sonë gjatë pjesës së parë në ndeshjen kundër Anglisë në St. Mary’s, ku “Tre Luanët” arritën të gjejnë portën pesë herë, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri jonë ishte tepër i zemëruar me gjyqtarin për vendimin për rrjedhjen e aksionit që rezultoi me gol nga Jadon Sancho.
Ai besonte se loja duhej që të ndërpritej si pasojë e një lojtari të lënduar në fushë dhe topi të shkonte jashtë.
Kamerat kanë kapur momentin kur Challandes u nis drejt tunelit pasi humbi ftohtësinë derisa po bërtiste vazhdimisht “e tmerrshme” ndaj gjyqtarit./arbresh.info/
Gjykata Administrative refuzon kërkesën për pezullimin e kon...
Abdixhiku përsërit zotimin në tubimin mbyllës: Pagat dhe pen...
Konjufca për krizën politike: Opozita s’ka dhënë zgjidhje ko...
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...