Anglia ka fituar me rezultat 5 me 3 ndeshjen kundër Kosovës mbrëmjen e sotme (e martë).
“Tre Luanët” i kanë dhënë fund serisë së njëpasnjëshme të fitoreve të skuadrës sonë prej 15 ndeshjeve në ndeshjen e zhvilluar stadiumin St. Mary’s, shkruan portali arbresh.info.
Raheem Sterling është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes dhe anësori është vlerësuar pas dy asistimeve dhe një goli me notën më të lartë të mundshme – 10.
Sancho është vlerësuar lartë gjithashtu (8.7), ndërsa lojtari me notën më të dobët te nikoqirët është portieri Jordan Pickford (5.5).
Te kombëtarja jonë lojtari me notën më të lartë është Vedat Muriqi (9.1) me dy asistime dhe një gol, ndërsa Valon Berisha është vlerësuar me notën 7.3 me dy gola të shënuara.
Vedat Muriqi është vlerësuar me notë mesatare 7.5.
Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është Amir Rrahmani – 5.3/arbresh.info/

Gjykata Administrative refuzon kërkesën për pezullimin e kon...
Abdixhiku përsërit zotimin në tubimin mbyllës: Pagat dhe pen...
Konjufca për krizën politike: Opozita s’ka dhënë zgjidhje ko...
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...