Aktori i famshëm hollivudian, Eddie Murphy, është duke punuar në një sërë projektesh të reja, ndërsa turneu ‘stand-up’ është vetëm një prej tyre – shkruan CNN.
“Në vitin e ardhshëm do të nisem në turne, do të bëj një ‘stand-up’”, ka rrëfyer ylli i njohur gjatë bisedës në emisionin e Netflix, “Present Company with Krista Smith”.
Edhe pse nuk ka informacione lidhur me vendin dhe kohën e mbajtjes së ‘stand-up’, si edhe nuk është publikuar turneu zyrtar, ai ka thënë se përmes improvizimit do të shfaqet në skenë duke përpunuar materialin e spektaklit komik.
Veç kësaj, Murphy planifikon të realziojë edhe disa projekte të tjera, ku nuk do të mungojnë filmat e rinj.
Filmi “Dolemite Is My Name”, në të cilin luan edhe komiku Rudy Ray Moore, do të shfaqet në festivalin e filmit në Toronto.
Po ashtu, ai pritet të jetë edhe nikoqir i spektaklit “Saturday Night Live” në muajin dhjetor, ndërsa do të shfaqet edhe në filmin “Coming To America”. /Telegrafi/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...