Lazio i ka ftuar Valon Berishën e Kosovës dhe Thomas Strakoshën e Shqipërisë në listën e futbollistëve me të cilët do të garojë në Ligën e Evropës, por jo edhe mbrojtësin shqiptar të Danimarkës, Riza Durimishin.
Përvec Durmishit, jashtë listës ka mbetur edhe Jordan Lukaku, vëllai i Romelu Lukakut të Interit, transmeton Gazeta Express.
Kjo nuk është befasi pasi Lazios ka tentuar t’i shesë Durimishin dhe Lukakun gjatë kësaj vere.
Ndërkohë, blerjet e reja, Manuel Lazzarri, Denis Vavro, Jony Rodriguez dhe Bobby Adekanye, janë ftuar të gjithë.
Lista e plotë e të ftuarave: Guerrieri, Proto, Strakosha; Acerbi, Armini, Bastos, Lazzari, Lulic, Patric, Radu, Luiz Felipe, Vavro; Berisha, Cataldi, Correa, Jony, Lucas, Luis Alberto, Marusic, Milinkovic, Parolo; Adekanye, Caicedo, Immobile
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...