Ministri Goran Sugareski sot deklaroi se “si parti politike i përmbushëm premtimet që i dhamë para qytetarëve. Kaosin e 11 viteve të OBRM-PDUKM-së në infrastrukturë më në fund e kemi ndaluar”.
“Premtuam punime intensive për të avancuar infrastrukturën e përgjithshme. Premtuam dhe investuam në ndërtimin e rrugëve si dhe rehabilitimin e rrugëve të vjetra që me dekada u harruan. E gazifikuam gjithë shtetin, ndërtojmë ujësejllës të rinj dhe kanalizime. Momentalisht Qeveria e udhëhequr nga LSDM i realizon investimet më të mëdha historike në infrastrukturë”, tha Sugareski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij po ndërtohet gjithandej si asnjëherë më parë.
“Në këtë drejtim deri tani kemi ndërtuar dhe rehabilituar mbi 500 kilometra rrugë, me investim në total prej rreth 540 milionë euro. E përfunduam rrugë Milladinovci-Shtip që si barrë e madhe e trashëguam nga OBRM-PDUKM për shkak të gabimeve të mëdha dhe mungesave në ndërtim”, tha Sugareski.
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga