Sigurisht që kur bëheni prindër shumë pyetje ju sillen në kokë. A do të jetë fëmija inteligjent? A do të jetë i sukseshëm? A do të jetë i famshëm?
Ja disa nga përgjigjjet për fëmijët e lindur në muajin gusht, sjell portali arbresh.info
Fëmijët e lindur në muajin gusht janë shumë të qeshur dhe sipas një studimi të kryer nga Universiteti Vanderbilt zbuluan se njerëzit e lindur gjatë muajve të verës kanë më pak gjasa të bien në depresion. Kjo mund të ndodh për shkak të ekspozimit të vitaminës D në mitër.
Një tjetër studim i kryer nga Universiteti i Cambridge, thekson se fëmijët e lindur gjatë muajve të verës janë më të gjatë më trup sesa ata që lindin muajve të tjerë të vitit.
Diferenca në madhësi i atribuohet faktit se gratë që lindin në fund të verës janë të ekspozuar ndaj më shumë vitaminës D gjatë shtatëzanisë, e cila është e dobishme për rritjen dhe zhvillimin e foshnjës.
Vajzat e lindura në muajin gusht kanë gjasa që të fillojnë më vonë pubertetin, thotë studimi.
Të lindurit në muajin gusht kanë një sjellje shumë positive dhe kanë më pak gjasa që të preken nga sëmundjet mentale dhe skizofrenia.
Yjet kanë shumë për të thënë për bebet e lindura në muajin gusht. I përkasin shenjës së Luanit ( 23 korrik – 22 gusht) ose Virgjëreshës ( 22 gusht – 22 shtator). Të dyja këto shenja kanë karaktëristikë besimin, zgjuarsinë dhe vullnetin e fortë. Ata janë gjithashtu të njohur për të motivuar dhe inteligjent, prandaj sigurohuni që të krijoni biblotekën për beben tuaj.
Nuk është aspak për t’u habitur…të lindurit në muajin gusht mund të bëhen edhe president. Figurat e njohura që lindën në muajin gusht janë Michael Jackson, Nënë Tereza, Barack Obama, Bill Clinton…/arbresh.info/
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...