Tottenham Hotspuri dhe Aston Villa kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre.
Dy skuadrat angleze kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në kuadër të xhiros së parë në Premierë Ligë për këtë edicion 2019/20, shkruan portali arbresh.info.
? ? Our first full season back at home. #PL ⚪️ #COYS pic.twitter.com/RlVerCliux
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) August 10, 2019
Trajneri Mauricio Pochettino ka vendosur në sulm yjet si Harry Kane dhe Lucas Moura, por mesfushori danez Christian Eriksen çuditërisht është lënë në bankinë.
Sulmuesi brazilian Wesley Moraes debuton te Aston Villa në këtë ndeshje, por mysafirët vështirë se mund të befasojnë “Spursët” në këtë ndeshje.
Takimi mes tyre zhvillohet në stadiumin “Tottenham” në Londër dhe fillon në ora 18:30./arbresh.info/
Tottenham XI: Lloris, Walker-Peters, Alderweireld, Sanchez, Rose, Winks, Sissoko, Ndombele, Lamela, Lucas, Kane.
Aston Villa XI: Heaton, Taylor, Mings, Engels, El Mohamady, McGinn, Hourihane, Grealish, Trezeguet, El Ghazi, Wesley.
Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, arrestohet regj...
I nxehti godet Francën, raportohet për shtatë viktima
Rüdiger drejt rinovimit me Real Madrid, arrihet marrëveshja ...
Hoti: Sot ekzekutohen shtesat prej 100 euro për pensionistët...
Sulmet e reja amerikane, reagon ushtria iraniane: Do të kenë...
Presidenti Begaj takon Papa Leone XIV, e fton për vizitë në ...