Elvana Gjata po vazhdon ta dominoj skenën e muzikës shqiptare dhe me një bagazh të gjerë artistikë ajo është ende në kulmin e karrierë.
Edhe ky sezon veror e gjen Elvanën të ngarkuar me projekte dhe angazhime pafund në mbrëmjet muzikore.
Por, në një ‘InstaStory’ që ka ndarë me adhuruesit e saj në ‘Instagram’ Elvana ka bërë një dedikim emocional të një statusi që kishte bërë shumë vite më parë të cilin e ka ripostuar.
“Zgjedh ta ndaj me ju këtë ndjesi timen shumë të sinqertë. Ndonjëherë rutina, problemet dhe streset e punëve ditore na bëjnë të lëmë pas dore disa nga gjërat më të shtrenjta që kemi në jetë duke harruar që nuk jemi të përjetshëm. Ndaj kur u ktheva në shtëpi vrapova drejt prindërve të mi dhe me lot në sy nisa t’i puth e përqafoj, duke falënderuar Zotin që i kam në jetë. Bekime, mirënjohje dhe përulje atyre që na dhanë jetë”, shkruan Elvana në postim.
“Si në 2013…dhe sot në 2019…njësoj dhe përgjithmonë kështu do jetë”, ka vazhduar tutje këngëtarja.

Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten