Modelistja e famshme britanike, Cara Delevingne, (26 vjeç) dhe aktorja Ashley Benston (29 vjeç) janë martuar në një ceremoni sekrete në Las Vegas.
Nuk dihen të gjitha detajet e ceremonisë martesore, dhe as kur është mbajtur por dihet vetëm se ceremonia ishte me tematikë të Elvis Presley dhe se nuset ishin të veshura me të zeza.

Pronari i kishëzës Michael Kelly tha se ceremonia ishte shumë emocionuese.

“Ato ishin të sigurta në atë që po e bënin dhe se sa të rëndësishme janë për njëra-tjetrën, shkruan KOHA Ditore. Ato kishin buzëqeshje të mëdha në fytyrat e tyre dhe dëshira e tyre ishte që të bënin gjithçka thjeshtë,” tha ai.

Në mesin e të ftuarve në ceremoni ishin The Jonas Brothers, Charlize Theron dhe Sophie Turner.

Pas ceremonisë, e cila kushtoi rreth 300 dollarë, çifti u largua në një Cadillac ngjyrë rozë.

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...