Ekipi kombëtar U21 e ka shkruar historinë duke u bërë skuadra e parë e Kosovës që fiton pikë në Kampionatin Botëror të Hendbollit të hënën në mbrëmje në Spanjë.
Kosova barazoi 29:29 me Bahrejnin në një ndeshje të tensionuar mes vendit të pestë dhe atij të gjashtë në Grupin C të Kampionatit Botëror të Hendbollit 2019, raporton Gazeta Express.
Rinor Avdulli ishte heroi i pikës së parë të Kosovës të fituar në një kampionat botëror duke i shënuar dy golat e barazimit në fund të takimit 60-minutësh.
Bahrejni po udhëhiqte (29:27) në 90 sekondat e fundit të takimit, por Avdulli ishte shpëtimtari i Kosovës edhe pse skuadra e tij po luante me një lojtar më pak në ato momente.
Kapiteni i Kosovës, Jon Muqolli, ka thënë se kombëtarja verdhekaltër luajti mirë dhe ndihem mrekullueshëm për pikën e parë të fituar në këtë kampionat.
“Është një ndjesi e mrekullueshme. Ne luajtëm mirë dhe e dhamë më të mirën nga vetja. Ne po humbnim deri në minutën e fundit por barazuam dhe kjo është mirë. Kemi mundur të fitonim, por i bëmë disa gabime në sulm dhe në mbrojtje. Jemi të pikëlluar, megjithatë, sepse i kemi humbur ndeshjet e kaluara dhe kjo nuk është në rregull”, tha Muqolli.
Kosova e mbylli fazën preliminare pa fitore dhe tani do ta ketë një ditë pushim para se ta nisë rundin për plasman në njërën prej pozitave nga 17 deri 24. /Gazeta Express/
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë