Njoftim për banorët e lagjeve I-II dhe V të qytetit të Rahovecit për organizimin e dëgjimeve publike për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020.
“Të nderuar banor të lagjeve I-II dhe V të qytetit të Rahovecit, ju njoftojmë se më 16.07.2019, do të organizohen dëgjime publike me qytetarë për përgatitjen e buxhetit të Komunës së Rahovecit për vitit 2020”, thuhet në njoftimin e komunës.
Dëgjimet buxhetore për buxhetin e Komunës për vitin 2020, sipas këtij njoftimi organizohen nga anëtarët e Komitetit për Politik dhe Financa (KPF) dhe udhëhiqen nga kryesuesi i këtij komiteti, Afrim Dina njëherit edhe kryesues i Kuvendit Komunal të Rahovecit.
Dëgjimi publik me banor të lagjeve I-II dhe V të qytetit të Rahoveci mbahet me 16.07.2019, në Shkollën e mesme “Xhelal Hajda”, në Rahovec me fillim në ora 19:00./Arbresh.info
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...