Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës organizon sot konferencë për media në të cilën do të hapë solemnisht kryesimin e Republikës së Kosovës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
MPJ para ambasadorëve të shteteve mike do t’i prezantoj prioritetet e Republikës së Kosovës gjatë këtij kryesimi.
Vendet anëtarë të SEECP janë Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Turqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Moldavia dhe Rumania.
Kryesimi i SEECP është njëvjeçar dhe kryesinë e radhës e ushtron Kosova, duke filluar nga muaji korrik.
Kosova këtë vit ka edhe kryesimin me Fondin e Ballkanit Perëndimor (WBF) dhe me Iniciativën Rajonale të Migracionit, Azilit dhe Refugjatëve (MARRI)./Arbresh.info/
Juventusi në kërkim të portierit, tre emra në listë përfshir...
Mbahet protesta e shtatë kundër ndërtimit në Zvërnec, qyteta...
Ambasada e Kosovës në Lubjanë apel mërgatës: Shfrytëzoni të ...
Gazetarët paralajmërojnë rrezik për lirinë e medias pas shit...
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...