Dy të vdekurit sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, kanë rënë në humnerë, por jo me veturë.
Mësohet se dy të rinjtë ishin kundukterë të një kompanie të autobusëve, shkruan lajmi.net.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy të rinjtë gjetën vdekjen pasi ranë në humnerë teksa po kalonin nga një trase në tjetrën në autostratën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë – Duhël.
Në momentin që kanë kaluar mburojën e trasesë së parë të autostradës dhe duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër kanë rënë në humnere pasi që hapësira në mes dy traseve është afër 3m.
Me urdhër të prokurorit 3(tre) shoferë të autobusëve të cilët janë ndalur në autostradë në kundërshtim me ligjet e komunikacionit rrugor, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Janë intervistuar një numër i dëshmitareve lidhur me rastin.
Pas konsultimeve me Prokurorinë e Krimeve të Rënda është konstatuar se si pasoje e ndaljes se autobusëve në autostradë e qe bie në kundërshtim me ligjet në fuqi kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm me pasoje vdekjen pasi që dy viktimat kanë dalë nga autobusët.
Trupi i pajetë i viktimave është dërguar për autopsi.
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...
Rinumërohen 687 vendvotime nga 2 mijë e 557 gjithsej
Tronditje për Barcelonën, ylli i katalunasve i hapur që t...
Deklaratat e Trump për të vendosur forca amerikane, ushtarët...
27 vjet nga shpërbërja e TMK-së në FSK
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj