Profesori universitar dhe ish-kandidati për president, Blerim Reka ka reaguar ashpër lidhur me vendimin skandaloz për Boban Iliç, i cili është personi që shtypi për vdekje me veturë 4 vjeçarin nga Kumanova, Almir Aliu.
“Rivrasja e Almirit, rivrasje e “shoqërisë për të gjithë” – para 1 vit e gjysmë, kërkoja që gjykata të dënojë fajtorin e liruar, për të rivendosur barazinë ligjore. Fatëkeqësisht, kjo nuk ndodhi as sot: drejtësia selektive vazhdon. #jaccuse”, ka shkruar profesori Reka.
I akuzuari Boban Iliq i cili shtypi për vdekje vogëlushin Almir Ali, dënohet me vetëm 6 vjet burg për veprën penale “Vepër e rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”.
Edhe avokati i familjes së Almir Aliu, Asmir Alispahiq tha se ky do të jetë shembull për drejtësi selektive me të cilën do të mësojnë studentët e ardhshëm të drejtësisë të cilët do të duhet të mësojnë se si nuk duhet të sillet drejtësia, në këtë mënyrë selektive, sidomos kur bëhet fjalë për shqiptarë./INA
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116