Sipas një burimi të afërt me organet e drejtësisë, Murtaja Qureiris, 18-vjeçari që përballej me dënimin me vdekje në Arabi Saudite, i ka shpëtuar ndëshkimit më të rëndë dhe është dënuar me 12 vjet burgim.
Qureirisit do t’i llogaritet si kryerje e dënimit edhe koha e kaluar në paraburgim nga viti 2014. Përndryshe, katër vjetët e fundit të dënimit do të jenë dënim me kusht, që do të thotë se ai do të qëndrojë në burg vetëm tri vjet.
Një zyrtar saudit, i cili foli në kushte anonimiteti për agjencinë “Reuters”, i konfirmoi vitet e dënimit për djaloshin.
Presioni ndërkombëtar ndaj Arabisë Saudite për këtë rast është rritur pas raportimit të televizionit “CNN”. Në Austri, kuvendi i këtij shteti votoi për mbylljen e një qendre saudite në shenjë proteste për arrestimin e adoleshentit saudit.
Qureiris ishte vetëm 10-vjeçar kur i kishte kryer krimet e supozuara sipas akuzës së ngritur nga autoritetet. Ai është akuzuar për sulm me koktej molotovi në një stacion policor.
Në prill të këtij viti, Arabia Saudite njoftoi se i ka ekzekutuar 37 burra, shumica prej të cilëve ishin myslimanë shiitë. Së paktu tre persona ishin të mitur në kohën kur ishin arrestuar, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...