Prej disa kohësh është përfolur se çifti shumë simpatik dhe shumë i komentuar në media, Nora Istrefi dhe Robert Berisha i kanë dhënë fund martesës së tyre.
E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Nora e cila gjithnjë ka preferuar të mos prononcohet lidhur me çështje private, ka folur për herë të parë për ndarjen e përfolur.
Nora u shpreh se ashtu si çdo çift, edhe ajo me Robertin kanë pasur zënkat e veta, por vazhdojnë të jenë bashkë.
“Unë i respektoj shumë gazetarët dhe i kam koleg mirëpo kur është një lidhje e gjatë, një martesë e gjatë patjetër që ka ulje-ngritjet e veta. Ne kemi 14 vite bashkë kështu që as lidhja jonë nuk ka qenë imune, por ne vazhdojmë të jemi prindër, bashkëshortë. Të ardhmen nuk mund ta parashikojmë”, u shpreh Nora.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...