Kinsey Wolanski, modelja e cila ndërpreu finalen e Ligës së Kampionëve në Madrd, është gjobitur me 15 mijë euro për shkeljen e rregullave të organizimit.
Amerikania është detyruar të paguaj një gjobë prej pesë mijë eurove për vrapin në fushë gjatë pjesës së parë të ndeshjes mes Liverpoolit dhe Tottenhamit duke detyruar gjyqtarin për të ndërprerë ndeshjen për disa minuta, transmeton portali arbresh.info.
Gjoba tjetër prej dhjetë mijë eurove i është dhënë për reklamimin e kanalit në YouTube të të dashurit të saj, Vitaly Zdorovetskiy, një humorit ruso-amerikan që kishte të shkruar emrin e tij në bikinit e modeles.
Në pjesën e përparme të veshjes së saj ishte logoja e ‘Vitaly Uncensored’.
Ajo është paralajmëruar gjithashtu nga UEFA se në rast se vazhdon kështu mund të penalizohet me gjoba edhe më të mëdha./arbresh.info/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...