Futbollisti kolumbian është në kërkim të klubit të ri për sezonin e ardhshëm pasi atë nuk e duan as Bayern Munichu as Real Madridi
E ardhmja e James Rodriguezit nuk është shkruar ende, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti kolumbian do të largohet nga Bayern Munichu, ku i kaloi dy vjet në formë huazimi.
Gjiganti bavarez nuk vendosi ta blejë përfundimisht futbollistin dhe ai tash do të kthehet në Real Madrid.
Mirëpo, as “Los Blancos” nuk duken të vendosur ta mbajnë ish-futbollistin e Portos dhe Monacos.
Andaj, James mund të transferohet në Itali gjatë verës.
Sipas mediave të atjeshme, Juventusi është i gatshëm t’i shpenzojë 70 milionë euro për yllin kolumbian.
Gjithashtu, Jamesin e kërkon edhe Paris Saint-Germaini, i cili nuk e ka problem të shpenzojë shuma të mëdha parash për lojtarët që i do. /Gazeta Express/
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...
Ukraina godet Rusinë, mbi 140 dronë në sulm ndaj Shën Peters...
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për të dyshuarin për...