Presidenti i SHBA-ve Donald Trump në mesazhin e dërguar sot deri në Senat bën thirrje për “shqyrtimin dhe miratimin” e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Në shkrimin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë thuhet se protokolli u nënshkrua në Bruksel më 6 shkurt 2019 nga Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e tjerë të Aleancës Veriatlantike.
Ratifikimi i plotë i protokollit, thuhet në letër, do të lejojë që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e marrëveshjes Veriatlantike dhe anëtare e NATO-s.
Siç thuhet në raportin mbi anëtarësimin në Maqedoni së Veriut në NATO dërguar deri në Kongres më 27 mars 2019, në lidhje me Rezolutën mbi dhënien e këshillave dhe pëlqimit për ratifikimin e protokolleve për anëtarësim e Polonisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke, të datës 30 prill 1998, Maqedonia e Veriut është një partner i vendosur i Shteteve të Bashkuara dhe me anëtarësimin e saj në NATO do të përfitojnë drejtpërsëdrejti interesat strategjike të Shteteve të Bashkuara dhe Aleancës së NATO-s, thuhet në deklaratë.
“Kërkojmë nga Senati që të sigurojë rekomandimin dhe pëlqim, dhe administrata ime është e gatshme që të ndihmojë në pohimet e tij”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë./Telegrafi/
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh