Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua sot me shefen për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini në Berlin, para fillimit të punimeve të samitit mbi Ballkanin Perëndimor që do të mbahet më vonë.
Vuçiq me këtë rast i dhuroi kryediplomates evropiane një shportë vezësh të pashkëve.
“Dhurata e Pashkëve – Presidenti Vuçiq i solli një shportë të vezëve të Pashkëve Federica Mogherinit, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri,” thuhet në faqen në Instagram të presidentit serb.
Samiti mbi Ballkanin Perëndimor po mbahet në organizimin e udhëheqësve të Gjermanisë dhe Francës, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron./Express/

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...