Idris Elba martohet me Sabrina Dhowre.
Aktori 49-vjeç është martuar me tashmë nusen e tij, 29-vjeçare, ndërsa ceremonia do të zgjasë tre ditë në Marok, shkruan DailyMail.
Idris Elba është kurorëzuar me Sabrina Dhowre në një ceremoni tre-ditore në Marok.
Në fotografitë e publikuara nga “Vogue Britain”, çifti duken të lumtur pranë njëri tjetrit, ata ishin fejuar vitin e kaluar.
Ndërsa, unazat e martesës i shkëmbyen të premtën në hotelin Ksar Char Bagha në Marrakesh, ku dhomat kanë çmimin deri në 1,800 funta për një natë.
Sabrina zgjodhi dy veshje për këtë ditë të rëndësishme për të, të dizejnuara nga “Vera Wang”.
Në shkurt të vitit të kaluar, Idris i kisht propozuar në gjunjë Sabrinës para shfaqjes së filmit “Yardie” në kinemanë Rio, Dalston.

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...