Getafe ka siguruar një pikë nga takimi si nikoqir kundër Real Madridit mbrëmjen e sotme (e enjte).
Takimi në stadiumin Coliseum Alfonso Perez në kuadër të xhiros së 33-të në La Liga përfundoi pa gola 0 me 0, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori qendror Casemiro është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Spanjolli është vlerësuar me notën 8.5 pas dhjetë dueleve në ajër të fituara, tri ndërprerjeve dhe katër rasteve duke shpëtuar skuadrën. 
Mariano Diaz (7.8), Keylor Navas (7.5), Reguilon (7.8) dhe Carvajal (7.5) janë vlerësuar gjithashtu lartë.
Lojtari me notën më të dobët është sulmuesi Karim Benzema (6.3) për një numër të madh shansesh të humbura./arbresh.info/

Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...