Alaves është mposhtur me rezultat 0 me 2 nga Barcelona mbrëmjen e sotme (e martë) në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 34-të në La Liga.
Skuadra nën udhëheqjen e Ernesto Valverdes siguroi edhe tri pikë të tjera duke bërë edhe një hap tjetër drejtë titullit pas golave nga Alena dhe Suarez në Mendizorroza, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori Carles Alena, i cili zhbllokoi shifrat me një gol të bukur në minutën e 54′ të pjesës së dytë, është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes për paraqitjen e mrekullueshme sonte.
Me notë të lartë janë vlerësuar edhe Sergi Roberto (7.5), Luis Suarez (7.4), Arutro Vidal (7.8) dhe Demebele (7.5).
Mesfushori skuadrës nikoqire, Tomas Pina është lojtari me notën më të dobët të këtij takimi (5.5)./arbresh.info/

FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...