Mjeku Haxhi Kamberi nga Gjakova ka publikuar një raport për të cilin thotë se e dokumenton që ushtria serbe kishte përdorur armë kimike në Betejën e Koshares.
Sipas këtij raporti, ushtria e Serbisë kishte përdorur gazë “BZ” kundër ushtarëve të UÇK-së, përcjell lajmi.net.
Shkrimi i plotë i Kamberit në Facebook:
Perdorimi i helmeve luftarake në Koshare
Eksluzive
Të nderuar miq,
Në njëzet vjetorin e Betejës së Koshares, për herë të parë po i publikoj disa pjesë të raportit për perdorimin e armeve kimike nga ushtria Serbe në këtë betejë. Ky raport u hartua gjatë muajit maj të vitit 1999, nga Prof. A Heyndrickx drejtor i IRUL-it, dhe unë (Haxhi Kamberi) si shef i shërbimit sanitar. Ekzaminimi i të plagosurve të kësaj beteje dhe analizat laboratorike toksikologjike nën monitorimin e Prof. Heyndrickx u kryen në Tiranë dhe pastaj në Bruksel. Pas egzaminimeve dhe analizave toksikologjike, rezultoj se ushtria serbe kishte perdorur BZ gasë apo te ngjashem me kete, kunder ushtarëve të UCK-së në betejen e Koshares. Ky raport iu adresua edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan.
P.S. Ky shkrim ka për qëllim të hedhë dritë mbi veprimet gjenocidiale serbe, dhe është jashtë kontekstit të debateve që po zhvillohen këto ditë lidhur me betejen e Koshares.
Dr. Haxhi Kamberi



Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...