Specializantët e Stomatologjisë sot kanë protestuar pranë Ministrinë e Shëndetësisë.
Arsyeja e kësaj proteste ishte mos punësimi në institucionet publike shëndetësore, gjegjësisht Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Poliklinikat Shëndetësore, shkruan Arbresh.info.
Para se të mbahej protesta një përfaqësuese e specializantëve të stomatologjisë dhe përfaqësues të ministrisë së shëndetësisë, kanë mbajtur një takim lidhur me mos punësimin e tyre.
Pas këtij takimi, përfaqësuesi i këtij takimi, Faik Hoti u shpreh se Udhëzimi Administrativ lidhur me kujdesin parësor të kujdesit shëndetësor, të nivelit shëndetësor, pamundëson që në nivelin primar kryesisht në Qendrat e Mjekësisë Familjare të ketë të punësuar Specializantë të Stomatologjisë.
“Ministria e Shëndetësisë ka kohë që është duke trajtuar çështjen e specializantëve të stomatologjisë, mirëpo pamundësia që ata të inkuadrohen në institucionin e shëndetit publik ka qenë se për shkak se Udhëzimi Administrativ lidhur me kujdesin parësor të kujdesit shëndetësor, përkatësisht me mënyrën e organizimit, të nivelit shëndetësor, pamundëson që në nivelin primar kryesisht në Qendrat e Mjekësisë Familjare të ketë të punësuar Specializantë të Stomatologjisë”, është shprehu përfaqësuesi i këtij takimi Faik Hoti.
Me këtë Udhëzim Administrativ, parashihet që i punësuari nga lëmia e stomatologjisë, aty do të jetë doktor i stomatologjisë.
Sipas tij ky udhëzim ka qenë, problem ligjor i cili ka pamundësuar që një numër i specializantëve të janë të pa punë të kenë mundësi të afrojnë shërbime shëndetësore edhe në kujdesin parësor të kujdesit shëndetësor.
“Sot, grupi punues për ndryshimin e këtij Udhëzimi Administrativ, është duke e vazhduar punën, dhe ne presim që në përfundim të këtij Udhëzimi Administrativ të hiqen këto pengesa ligjore dhe një numër i caktuar i specialistëve të stomatologjisë, pavarësisht drejtimit që ata kanë specializuar të kenë mundësi që të punojnë edhe në kujdesin parësor shëndetësor”, u shpreh Hoti.
Sa i përket grupit punues, ai përmendi edhe procesin e Udhëzimit Administrativ se në çfarë faza po kalon, shkruan Arbresh.info.
“Grupet punuese kanë një dinamikë të punës ato së pari themelohen me një vendim të ministrit, pastaj e bëjnë draftin të cilin e konsultojnë me palët e interesuar që në këtë rast që padyshim do të jetë edhe komuniteti i Stomatologëve dhe pasi të merr miratimin të publikohet në Gazetën Zyrtare, e të bëhet publik, por presim që ai të kryhet sa më shpejt, e në këtë aspekt sigurisht që nuk do t’i zgjidh të gjitha problemet, por Ministria e Shëndetësisë në bazë të analizave që ka bërë në bazë të kontakteve që ka me kryetarët e komunave, dhe drejtorit komunale për shëndetësi dhe mirëqenie sociale ka vërejtur se disa komuna kanë interesim që në kuadër të kujdesit parësor t’i kenë edhe profilet e ndryshme të specialistëve të stomatologjisë, si angazhim për kujdesin në fushën e kujdesit oral”, ka thënë Hoti.
Hoti, përmendi që varësisht prej përgatitjes profesionale, një specialist kërkon edhe mjete financiare të cilat duhet të jenë në buxhetin e Kosovës.
“Nuk do të thotë që gjithë mund të punësohen në komuna, apo në nivelin sekondar apo terciar, do të thotë që distribuimi i specialistëve duhet të bëhet në nivele të ndryshme të kujdesit, varësisht prej nevojave që i kanë institucionet, edhe varësisht prej përgatitjes profesionale, por me theks të veçantë kur një specialist kërkon edhe mjete financiare të cilat duhet të jenë në buxhetin e Kosovës”, u deklarua Faik Hoti.
Ai në fund u shpreh se, me udhëzimin në fuqi, ka qenë e pamundur që specialistët të stomatologjisë pavarësisht profilit tyre, të punësohen në kujdesin parësor shëndetësor, ku për këtë arsye po bëhet edhe ndryshimi i këtij udhëzimi, me të vetmin qëllim që edhe kujdesi parësor të ketë në kuadër të strukturës së vet profilet e caktuar të specialistëve të stomatologjisë, ku mund të ofrojnë kujdes për qytetarët e vet./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2262496647338700/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116