Këshilli belg i ministrave mbrëmë e miratoi propozim-ligjin për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, hapi i parë ndaj ratifikimit të plotë.
Në propozim të kryeministrit Sharl Mishel dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Didie Rejders, Këshilli i Ministrave të qeverisë belge e miratoi propozim-ligjin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë, njofton AIM, përcjell telegrafi maqedoni.
Para se të ratifikohet në Parlament, protokolli inkuadrues duhet së pari të kalojë përmes Këshillit Shtetëror, i cili duhet të japë mendim.
Këshilli shtetëror ka rol konsultativ në materiet ligjdhënëse dhe ka për obligim ta analizojë ligjshmërinë e propozim-ligjeve para miratimit në parlament. Edhe pse mendimet e tij nuk janë obliguese, ky hap është pjesë e praktikës së zakonshme në Belgjikë.
Pasi Këshilli Shtetëror do të deklarohet, propozim-ligji do t’i dorëzohet Parlamentit federal për ratifikim, parlamentet tjera rajonale të vendit nuk janë të involvuara në këtë proces.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Belgjikës për AIM thonë se nuk kanë mundësi tani të tregojnë sa kohë do t’i duhet Këshillit Shtetëror për ta dhënë mendimin e tij dhe të jepet protokolli në procedurë parlamentare, por se bëhet fjalë për një procedurë mjaftë normale dhe se nuk priten kurrfarë pengesa.
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...