Presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno ka reaguar pas vendimit të qeverisë së tij për të tërhequr azilin e themeluesit të Wikileaks, Julian Assange.
Menjëherë pas arrestimit, Presidenti i Ekuadorit lëshoi një video deklaratë që shpjegonte vendimin e qeverisë së tij dhe gjithçka lidhur me të, shkruan CNN përcjell portali arbresh.info
“Sot njoftoj se sjellja e pahijshme dhe agresive e zotit Julian Assange, deklaratat armiqësore dhe kërcënuese të organizatës së tij aleate kundër Ekuadorit, dhe veçanërisht të shkeljes së traktateve ndërkombëtare, e kanë çuar situatën në një pikë ku azili i z. Assange është i paqëndrueshëm dhe nuk është më i suksesshëm”, deklaroi ai.
Ai tha se Assange kishte provokuar vendimin dhe se durimi i Ekuadorit kishte “kaluar kufijtë”, duke shtuar se Assange kishte thyer rregullisht rregullat e ambasadës duke instaluar pajisje elektronike të shtrembërimit dhe kishte bllokuar kamerat e sigurisë. /arbresh.info/
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...