Kosova është në një disavantazh minimal prej 0 me 1 në takimin e mbrëmjes së sotme kundër Bullgarisë.
“Dardanët” u ndëshkuan në minutat e fundit të pjesës së parë duke pësuar një gol nga ndërprerja në takimin si nikoqir në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan portali arbresh.info.
Vasil Bozhikov dërgoi në avantazh mysafirët duke shënuar me kokë në minutën e 39′.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Bernard Challandes kishte një rast të shkëlqyer për të realizuar gjatë minutave të takimit. Anësori Milot Rashica madje kaloi portierin por goditje e tij fatkeqësisht u ndal nga mbrojtja e Bullgarisë.
Rashica po ashtu kishte edhe një goditje të fuqishme nga afërsia gjatë sekondave të fundit të kohës së rregullt, por topi shkoi direkt në duart e portierit.
Goditje drejtë portës gjatë kësaj pjese kishte edhe Bersant Celina, por të rrezikshme.
Kosova shpreson në rikthim gjatë pjesës së dytë dhe Arbresh.info do ju njoftojë në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...