Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit tha se militantët talibanë kanë marrë peng 58 ushtarë afganë, pas disa ditësh luftime.
Trupat u sulmuan nga militantët në qarkun Bala Marghab të provincës Bagdis, e cila kufizohet me Turkmenistanin, gati dy javë më parë.
Ministria e lëshoi deklaratën pas raporteve për luftime intensive në Bala Marghab.
“Për fat të keq, 58 ushtarë janë kapur nga armiqtë tanë”, thuhet në deklaratën e postuar në Twitter.
Më 17 mars, talibanët thanë se kanë marrë peng 72 forca të sigurisë.
Ky zhvillim vjen disa ditë pasi rrethi i fundit i bisedimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve përfundoi në Doha të Katarit.
Amerikanët po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës gati 18-vjeçare në Afganistan.
Qeveria në Kabul, deri më tash, është lënë jashtë negociatave.
Mbeturinat rikthehen në rrugën “Goleška” në Graç...
Paga e 13-të, Tahiri – Qeverisë: Çka është bërë për sektorin...
Konjufca jep shpresë për çështjen e presidentit: Vullneti i ...
Liverpooli pritet të vazhdojë me Arne Slot edhe në sezonin e...
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...