Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot në margjinat e Forumit ekonomik në Delfi, Greqi, ka pasur takim me zëvendës ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së, Methju Palmer dhe ambasadorin amerikan në Athinë, Xhefri Pajat.
Në takimin, siç publikoi Dimitrov në Tuiter, u bisedua për çështje rajonale dhe bashkëpunimin bilateral.
Në Delfi, Dimitrov duhet të takohet edhe me shefin e diplomacisë greke, Jorgos Katrugallos, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.
Dimitrov dhe Katrugallos janë pjesë e pjesëmarrësve në forum, ndërsa ministri i Maqedonisë Veriore do të mbajë edhe fjalim.
Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, duke iu referuar burimeve diplomatike publikoi se fokusi i takimit do të vendoset në implementimin e Marrëveshjes nga Prespa, “si dhe në problemet teknike dhe praktike të cilat për çdo ditë paraqiten gjatë zbatimit”.
Dimitrov mbrëmë në Delfi ka pasur takim edhe me ministrin grek të Punëve të Jashtme, Nikos Koxias.
“Ardhmëria e miqësisë, bashkëpunimi i ngushtë dhe partneriteti strategjik në të gjitha sektoret është hapur. Rajoni ynë është krenar në historinë e vet. Por, me Marrëveshjen e Prespës, tani mundemi të krenohemi edhe me arritjet në kohën tonë”, ka shkruar Dimitrov në Tuiter pas takimit me Koxiasin.
Ministri Nikolla Dimitrov në kuadër të forumit në Delhi do të ketë edhe takime tjera bilaterale./MIA
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...