Deri më 9 mars kandidatët për president mund të mbledhin nënshkrimet e qytetarëve për të garuar në Zgjedhjet Presidenciale.
Deri në ditën e fundit të shkurtit në KSHZ janë paraqitur pesë kandidat, prej të cilëve Gordana Siljanovska-Dafkova nga radhët e VMRO DPMNE-së ka siguruar këtë status. Deri dje, kandidati i mundshëm Amdi Bajram ka mbledhur 3442 nënshkrime, Dimçe Petrevski 222 nënshkrime, Filip Petrovski 847 nënshkrime, kurse kandidati i mundshëm Josif Miçevski aktualisht ka siguruar vetëm 7 nënshkrime.
Të gjithë të interesuarit munden që deri në ditën e fundit, që sipas ligjit është 9 marsi, të përpiqen të mbledhin nënshkrime në zyrat tona rajonale. Në diasporë gjithashtu janë të hapura zyrat në përfaqësitë diplomatike-konsullore, të cilat janë duke funksionuar ashtu siç duhet”- pohoi Oliver Derkoski, Kryetar i KSHZ-së.
Rreth 3 mijë qytetarë rrezikojnë të mos jenë të regjistruar në listën e zgjedhore për Presidencialet, të cilët deri më 8 shkurt nuk i kanë marr dokumentet e identifikimit.
Ata të cilët i kanë marrë letërnjoftimet pas 8 shkurtit nuk janë në Listën Zgjedhore dhe të njëjtit i ftojmë të bëjnë shikimin publik në ueb faqen tonë dhe të bëjnë kërkesë në Njësitë rajonale që të njëjtit t’i vendojmë ne në Listën Zgjedhore”- tha Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së
Në këto zgjedhje për herë të parë fushata mediatike do të paguhet nga buxheti i shtetit. KSHZ do të mbikëqyrë fushatën edhe për 68 ueb portalet, të cilave u kanë dhënë akreditim për këtë proces zgjedhor. Në seancën e sotme u vendos edhe për ndryshimin e rregullores së KSHZ-së, konform ndryshimeve kushtetuese me emrin e ri të shteti dhe përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...