Real Madrid, nën drejtimin e Rafa Benitez, vazhdon të thyejë rekorde në fazën mbrojtëse. Me fitoren 4-0 ndaj Shakhtar Donetsk në Champions League, madrilenët kanë arritur që të mos pësojnë gol në 4 ndeshjet e para zyrtare të sezonit, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e tyre 113-vjeçare.
Në tre ndeshjet e para të kampionatit, Reali pati këto rezultate: 0-0 ndaj Sporting Gijon, 4-0 kundër Betis dhe 0-6 ndaj Espanyol.
Portieri Keylor Navas ka më shumë se 360 minuta pa nxjerrë topin nga rrjeta e tij dhe Real Madrid është i vetmi ekip në Spanjë që ende nuk ka pësuar gol në këtë kampionat.
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj Kuvajtit dhe Bahreinit
Iraola nënshkruan kontratë dy-vjeçare me Liverpoolin
Rama: Nëse qeveria i zhbllokon fondet e BERZH-it, nuk do të ...
Vrasja e një 18-vjeçari në Britani shkakton protesta të dhun...
“Gjuha shqipe nuk është privilegj”, studentët e Kosovës prot...
Costa në Prishtinë: BE rikonfirmon mbështetjen për Kosovën n...