Nantes ka shtruar një ankesë te FIFA kundër Cardiff Cityt rreth tarifë prej 15 milionë funta të Emiliano Salas.
Sulmuesi argjentinas u bë një përforcim rekord te Cardiffi me transferimin e tij më 19 janar, por lojtari vdiq kur avioni privat që po barte atë u përplas në Kanalet e Anglisë dy ditë më vonë, transmeton portali arbresh.info.
Nantes i shkroi Cardiffit në fillim të këtij muaji duke i kërkuar pagesën e parë të shumës prej 15 milionë funta, por klubi në Premierë Ligë tha se ata duan të presin deri të finalizohen hetimet e përplasjes së avionit.
Megjithatë, Cardiffi ka bërë të qartë se ata do të jenë “të ndershëm” rreth tarifës nëse ata janë të obliguar me kontratë për të paguar.
Javën e kaluar, dy klubet ranë dakord për të shtyrë afatin e pagesës së parë deri më 27 shkurt.
Dita e fundit e afatit është arritur dhe Nantes tani ka kërkuar nga FIFA që të përfshihet./arbresh.info/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116