Kutitë e ankesave para disa ditësh filluan të shpërndahen në institucionet arsimore të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.
Ky vendim erdhi nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi pas rastit të fundit të abuzimit seksual të vajzës nga Drenasi
Në kuti mund të raportohet çdo ankesë dhe parregullësi e cilësdo natyrë.
Por si duket kjo iniciativë nuk është mirëpritur në këtë kohe nga mësuesit, pasiqë konsiderohet se nuk ishte koha, sidomos pas rastit në Drenas, duke konsideruar se nxënësit mund të fusin në kuti ankesa pa peshë.
Një nga mësueset Merita Hashani, thotë së nxënësit janë të lirë që për problemet e tyre të flasin edhe me kujdestar klase, apo psikologun e shkollës.
“Kutitë e ankesave tash për tash janë provë. Kështu dhe do duhej të konsideroheshin edhe nga Ministria e Arsimit, sepse aty mund të futen edhe ankesa pa peshë. Para se të vendoseshin do duhej të mbahej edhe një ligjeratë qoftë nga ana e shkollës apo dhe vetë ministria në mënyrë që t’iu shpjegohet nxënësve më sakt se për çfarë mund të shfrytëzohet kutia e ankesave dhe kur”, tha Hashani.
Më tej ajo theksoi se kuti të ankesave kanë pasur edhe më herët, një model të vjetër, por që për shkak të frymës së mirë në shkollë nuk ka pasur ankesa nga nxënësit.
Derisa ajo shton se kutitë e ankesave duhet të kontrollohen shpesh, pë të vërejtur edhe rezultatin e kutiave, po ashtu kontrollimi duhet të përfshijë edhe përfaqësues të shkollës.
“Kutitë do të duhej të kontrolloheshin shpesh, po ashtu ato duhet të kontrollohen nga këshilli i nxënësve, psikologu dhe drejtoria e shkollës, sepse më mirë njihen problemet nga brenda”.
Derisa nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur, se kontrollimi i kutive do të bëhet vetëm nga inspektorët.
“Ministri Bytyqi ka obliguar drejtoritë komunale të arsimit për vendosjen e kutive të ankesave, derisa këto do të jenë nën menaxhimin e Inspektoratit të Arsimit për një periudhë kalimtare – minimumi 1 vit, thonë nga Ministria e Arsimit, për Syri.netKosova.
Sipas tyre një vendim i tillë tashmë është marrë nga Ministria dhe duhet pritur pas një viti për të parë edhe efektshmërinë që do kenë kutitë e ankesave.

Në anën tjetër nxënësit shprehen se kutitë e ankesave janë mirëpritur nga ta, duke u shprehur se tashmë mund të paraqesin ankesat që ata kanë për një problem apo çështje të caktuar, dhe atë në kushte anonimiteti.
“Kutitë e ankesave janë mirëpritur nga të gjithë ne nxënësit, sepse aty mund të shkruajmë çdo shqetësim tonin, qoftë nëse kemi ndonjë problem apo ankesë për profesorin, apo dhe mes shokëve”, tha Art Statovci, nxënës në shkollën Naim Frashëri.
Ndërkohë kujtojmë se në disa shkolla kanë ekzistuar kutitë e ankesave, mirëpo vetëm kanë qenë të emëruara më ndryshe si “Kutia e së vërtetës”, apo “Kutia e lëvdatave dhe ankesave”, por që më herët nuk janë shfrytëzuar shumë nga nxënësit.


Për një javë, 41 të lënduar si pasojë e aksidenteve në Feriz...
Midis mosmarrëveshjeve dhe bashkëpunimit: Raportet e komunav...
Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri babë e bir nga Shq...
KQZ: Rezultatet përfundimtare pas përfundimit të shqyrtimit ...
Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat
Rama priti në takim ambasadorin turk, diskutojnë për projekt...