Pas aksidentit të rëndë që ndodhi rreth orës 04:30 minuta kur një Fuoristradë doli nga rruga dhe u përplas me bordurën e një karburanti, humb jetën njëri prej të rinjve që udhëtonte në të.
Ndonëse tre të rinjve iu dha ndihma e menjëhershme, pasagjeri Altin Vogli nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
Fuoristrada përplaset me bordurën e karburantit, plagosen rëndë 3 të rinj
Ora 08: 11- Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të tre të rinjve është regjistruar në orët e para të kësaj të diele në aksin rrugor Fushë Krujë-Krujë, në afërsi të fshatit Kamberas. “BalkanWeb” mëson se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30 minuta kur një Fuoristradë në të cilën udhëtonin tre të rinj nga Kruja ka dalë nga rruga dhe ka goditur bordurën e një karburanti që ndodhet anës rrugës.
Të plagosur rëndë kanë mbetur tre të rinjtë, Ilir Gega (shoferi) dhe miqtë e tij Altin Vogli dhe Dorjan Hifi (pasagjerë).
Shkak i aksidentit, sipas të dhënave të para të policisë është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte Fuoristrada si dhe mungesa e sinjalistikës dhe standartet e dobëta të rrugës.
Mësohet gjithashtu se për të nxjerrë të rinjtë nga automjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve. Ata të tre janë dërguar në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës nga dy ambulancat e Krujës dhe Fushë Krujës.
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...
Bayerni fiton në frymën e fundit ndaj Real Madridit, dhe kua...
Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve