Youri Tielemans ka pranuar të largohet nga skuadra e tij aktuale Monaco.
Gjendja jo e mirë e klubit e kanë shtyrë mesfushorin belg të mendojë largimin nga Ligue 1.
Ish-kampionët e Anglisë, Leicester City janë duke u përpjekur për të nënshkruar me reprezentuesin belg.
Por së fundmi garës i është bashkuar edhe gjiganti italian Milan, transmeton Telegrafi.
Mediat italiane kanë raportuar se Milani është gati ta marrë lojtarin në huazim deri në fund të sezonit me detyrim blerje.
Për huazimin gjashtë mujor, Milani është gati të paguaj tre milionë euro si dhe 20 të tjera në fund të sezonit.
Monaco ende nuk ka kthyer përgjigje zyrtare, por janë gati t’ia plotësojnë dëshirën lojtarit për ta lënë të lirë.
Tani mbetet në dorë të Tielemans të vendos nëse do të luaj për Milanin apo Leicesterin.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje