Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka arritur sot në Beograd, ndërsa prapa tij është parë një truprojë me një çantë të zezë në dorë i cili nuk i është ndarë presidentit rus për asnjë çast.
Çanta e zezë ndryshe njihet me emrin “Cheget’, dhe thuhet se është një çantë në të cilën gjendet kontrolli i sistemit dhe armëve nukleare në Rusi.
Emrin “Cheget’ kjo çantë e ka marrë nga një mal i Kaukazit që përkthyer në shqip do të thotë “e Zezë”, shkruan ‘blic.rs’, transmeton Gazeta Express.
Përmes kësaj çante thuhet se ruhet komunikimi ndërmjet presidentit të Rusisë, dhe selisë në të cilën gjendet armët bërthamore, në rast se vjen puna që ato të vihen në funksion.
Siç shkruaj mediat serbe në atë çantë gjendet një sistem audio-viziv i cili mundëson komunikimin ndërmjet Putinit dhe selisë në të cilën gjenden armët bërthamore në Rusi.
Thuhet se këtë çantë ka të drejtë që ta posedojë vetëm presidenti.
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë