Nuk do të ishte një sezon tjetër në “The Voice”, nëse mendja ju shkoi menjëherë atje.
Por as në programin “E diell”, siç ishte mësuar disa kohë më parë, Jonida nuk do të jetë.
Pas rikthimit të bujshëm në Festivalin e RTSH-së dhe triumfit me çmimin e parë, Jonida tashmë do t’i dedikohet tërësisht festivalit europian të këngës.
Kjo është edhe arsyeja pse këngëtarja e ka refuzuar ftesën e Top Channel për të qenë pjesë e programit të përjavshëm që pritet të fillojë së shpejti.
Që Jonida nuk do të jetë pjesë e stafit të këtij programi, u konfirmua edhe nga spoti i “E diell”, publikuar disa ditë më parë. Sipas revistës “Bordo”, Jonida e ka braktisur emisionin pak para transmetimit për shkak të impenjimit që ka me Eurovisionin: “Eurovizioni kërkon shumë impenjim parapërgatitor, ndaj e kisha të pamundur të isha në ‘E Diell’”,- ka thënë këngëtarja.
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...
Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...