Alex Oxlade Chamberlain ka një lajm të mirë për tifozët e Liverpool, në prag të festave të fundvitit.
Mesfushori i “The Reds” ka zbuluar disa shenja që tregojnë për progresin e tij në procesin e rikuperimit.
Lojtari ka publikuar një foto në rrjetin social “Instagram” në një seancë stërvitore, ku në mbishkrim thuhet: “Ajo ndjenja kur kthehesh në fushën e blertë për herë të parë pas tetë muajve”.
Chamberlain ka regjistruar 42 paraqitje me Liverpool gjatë sezonit të kaluar, duke shënuar pesë gola.
Lojtari pësoi lëndimin që po e lë jashtë fushave në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, edicionin e kaluar, kundër Romës.

Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...